Detektivja shqiptare bën deklaratën e fortë: Vajzat nga rrethet gjejnë të dashur më të madhe se vetja për…

0
Gjigandi

 

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u fol për paragjykimet që njerëzit kanë rreth zhigolëve. Pas rrëfimit të 42-vjeçarit nga Tropoja që punon si zhigolo në Itali, nisi debati mes të ftuarve që ishin në studio apo edhe në lidhje direkte.

Mes të ftuarve ishte edhe detektivja më e njohur në Shqipëri, Shkënda Lili, e cila u shpreh se nuk i paragjykon njerëzit që bëjnë këtë punë pasi secili bën zgjedhjen e vet në jetë.

Por duke folur për femrat, ajo bëri deklaratën e fortë, ku tha se “vajzat e ardhura nga rrethet në Tiranë, gjejnë një burrë më të madh se ato dhe me para”.

“Vajzat këtu kanë një mënyrë për të siguruar një jetë më të mirë. Zgjedhin një të dashur me lek dhe shumë më të madh se vetja. E bëjnë për përfitimet e tyre, për të mbijetuar, sidomos në Tiranë. Sidomos vajzat që vijnë nga rrethet, nuk fus të gjitha vajzat. Jam femër vetë dhe nuk dua që të flas keq për femrat. Duket se është rruga më e lehtë dhe e shkurtër, nuk duan të punojnë shitëse apo një punë tjetër se mund ta kenë për turp”, u shpreh detektivja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu