Detajet/ Levizte me pistolete me vete, arrestohet nje person i rrezikshëm – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 32 vjeçari që ka rënë në pranga është shtetasi me inciale Gj.P, i cili mbante armë zjarri pa leje. I riu nga Shkodra ka qenë i dënuar më parë me 8 vite burgim për veprën penale: ‘Vjedhje me armë’ “Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë. Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia”, sqaron policia. Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas. Ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu