Detaje nga ekzekutimi me 14 plumba i Klevis Kapllanit: Është përfshirë në ngjarje kriminale në Elbasan e Peqin

0
Gjigandi

Marrin kthesë të fuqishme hetimet për vrasjen e  Klevis (Bledar) Kapllanit ditën e djeshme në Rrogozhinë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se përvec të shkuarës me precedentë në Itali, policia dyshon se Kapllani ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura muajt e fundit në Elbasan dhe Peqin.

Një detaj i rëndësishëm për policinë është edhe fakti që disa dite para vrasjes, në 12 shtator viktima ka pasur kontakt me disa persona ende të pa identifikuar nga policia dhe u ka dhënë në përdorim makinën e tij tip “Audi A6” deri në datën 14 shtator.

Por makina nuk është kthyer dhe mëngjesin e datës 15 Kapllani u gjet i vrarë.

RonaTyra

Nën cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistolete “GLOCK” dhe 17 fishekë, ku një fishek ishte në fole, 14 gëzhoja metalike me kapsolle te goditur, mjeti tip “Fiat” me targë AB 483 AK dhe dy telefona celular tip “Iphone” dhe “Samsung”, të cilat janë çuar në laborator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu