Detaje/ I doli në mbrojtje babait, 17-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash. Banorët: Mund të kishte shpëtuar por nuk ju dha ndihmë

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Klos ku dy persona babë e bir humbën jetë, si dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Burime për median bëjnë me dije se Ilir dhe Kenado Shira janë qëlluar me breshëri plumbash teksa ishin duke ecur në trotuar. Mësohet se i mituri ndiqte shkollën profesionale në Klos, teksa babi kishte dalë para për ta pritur djalin nga shkolla.

Raportohet se 17-vjeçari i ka dalë në mbrojtje babait të tij, duke mbetur dhe vetë i vrarë, sipas banorëve viktima mund të kishte shpëtuar por nuk iu dha ndihma e nevojshme.

Shkak për këtë është bërë lënia e trupit të viktimës për më shumë se një orë në trotuar pa i dhënë ndihmën e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu