Detaje horror! Vajza kishte 5 muaj e vdekur, nëna i lyente trupin me vaj dhe e mbështillte me shtroje

0
Gjigandi

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vetëflijimi i nënë e bijë në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se trupi i Anisa Josifit është gjetur i dekompozuar, pasi kishte 5 muaj e vdekur.

Ky lajm është percjellë nga ekspertë mjekoligjorë për gazetaren Dorjana Bezat.

Gjithashtu, gazetarja shton se për trupin e pajetë kujdesej nëna me vajzën tjetër duke e lyer me vaj dhe mbështjellë me shtroje.

Gazetarja tregon:

Grupi hetimor ka nxjerrë detaje të reja tronditëse në lidhje me ngjarjen e bërë publike mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit. Dyshohet se 30-vjeçarja dyshohet të ketë ndërruar jetë 5 muaj më parë dhe mbahej në banes prej 5 muajsh. Për trupin e saj kujdesej nëna dhe motra. Fqinjët dhe të afërmit e tjerë thonë se kishin muaj pa kontaktuar me vajzën e saj, dhe nëna apo motra tjetër thoshin se ishte në gjumë ose në punë.

RonaTyra

Policia ka gjetur brenda banesës enë me përbërje të ndryshme dhe me vaj që e përdornin për të lyer trupin e viktimës që të mos dekompozohej. Këto konstatime u bënë dhe nga ekspertët ligjorë. Për të nxjerrë kohën ekzakte të vdekjes së saj do duhet edhe një kohë më e gjatë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja vaji që e përdorte nëna me motrën tjetër për të mos u dekompozuar trupi dhe për të mos ardhur erë të keqe. Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta.

Policisë i ka ardhur në ndihmë dëshmia e Blerta Josifit, e cila është gjetur në jetë dhe ka komunikuar me punonjësit e policisë. Ajo ju ka thënë atyre ‘ju se keni idenë se cfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur një jetë më të mirë.’ Unë si gazetare e kronikës kam mbuluar raste të tilla, edhe fëmijë të vegjël. Kanë qenë raste që i përkasin këtij sekti, sektit të Jehovait. Në informacionet e fundit Policia ka qenë tre javë më parë në familjen Josifi sepse kanë pasur informacione se nëna dhe dy vajzat nuk dilnin nga shtëpia. Policia ka marrë kontakte me to, edhe familjarët kanë marrë kontakt me to. Por ato nuk dilnin, flisnin vetëm nga dera dhe nxirrnin justifikim se nuk dilnin nga shtëpia apo nuk shkonin në punë për shkak të koronavirusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu