Detaje/ Atentati në Vlorë, autorëve iu deshën vetëm 120 sekonda për të ekzekutuar Lenën dhe Xhezon, zbrazën tre karikatorë kallashnikov

0
Gjigandi
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i Vlorës, ku mbëtën Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.
 
Burime për median bëjnë me dije se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nisur nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash nga makina e tyre paralel me makinën ku ndodheshin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, deri në momentin që u zunë pritë. Mësohet se pasi makina e viktimave ra në kanal, dy nga autorët ndaluan dhe dolën nga makina dhe qëlluan përsëri drejt automjetit ku ishin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dhe u siguruan që atentati u krye me sukses dhe më pas u larguan. E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda, ku saktësia dhe precizoni i autorëve ka qenë tepër i lartë.
 
Autorët e mbyllën atentatin dhe ekzekutuar dy objektivat brenda 120 sekondave. Grupi hetimor ka dyshime të forta se autorët janë vrasës me pagesë./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu