Dështimi i policisë përballë krimit dhe hajdutërisë!-Nga Marjon Gorica

Nga : Marjon Gorica

 

Dështimi i policisë përballë krimit dhe hajdutërisë!

Është një nga insititucionet më të përfolur ,shpesh herë më i lavdëruari por realisht është një nga institucionet më të dështuar momentalisht përballë detyrës dhe funksionalitetit që kanë.

Unë jam një nga ata persona të cilët deri dje e kam nderuar punë e efektivëve të policisë të parë në një sy papatur impakt nga puna dhe performaca e tyre, por sot jam një nga ata të cilët e kritikojë dhe me plotë gojën e them që Policia e Shtetit është një nga organet më të dështuar të këtij vendi  të cilët nuk kryejn dot me profesionalizëm dhe devotshmëri detyrën që kanë .

Fatkeqësishtë për ngjarjet e ndodhura por fatmirësisht për të nxjerr në pah performancën që ky institucion bënë më duhet që ta bëjë një reagim të tillë përballë indinjatës që kam.

Sot nuk e kanë fajin qytetarët,sot fajin e ka kupola drejtuese e policisë së shtetit të cilët mbajnë dhe emërojnë në detyrë persona të cilët nuk krijojnë  dhe të sigurojnë një performancë pozitive dhe favorizuese për ti siguruar qytetarëve atë opinion që “ne” vërtet punojmë.

Më vjen keq ta them por duhet ta pranojnë kur shoh cdo ditë e më tepër  drejtues të policisë por edhe vetë efektivë të këtij insitucioni të cilët nuk sigurojnë sikurse dhe një hap pozitiv apo një hap sa më afër dorës kriminale dhe asaj më banale që ndodhë në këtë vend sic janë hajdutët e rëndomtë të cilët cdo ditë rivalizojnë policinë.

Këta që dje thonin që dorës së krimit vetëm një herë i duhet të ketë sukses dhe policisë gjithnjë ,sot janë totalisht në drejtim të kundërt me realitetin dhe më të dështuar se cdo herë.

Këta ,të cilët dua të cilësojë këtu cdo efektivë të policisë ,punojnë vetëm me informacione të siguruara në rrugë operative (thënë qartë duke spiunuar) dhe nuk kanë mundur sikurse dhe një herë që të zbardhin vetë një ngjarje.

Shumë kohë më parë në qendër dhe në zemër të Shqipërisë , në mesin e ditës ,nën hundën e policisë së shtetit u vra i ndjeri drejtori i një banke me emër në vend Artan Santo. Cfarë u bë për të? Cfarë bëri policia? Përse nuk arrestojë  atë që e vrau?

Vetëm pak kohë më parë ,sërishtë në një nga zonat më me emër dhe më të populluara në vend u vra një tjetër emër i njohur për publikun dhe policinë  ,cfarë u bë me të? Kush ishin ekzekutorët dhe përse nuk u zbulua gjë?

Sa e sa ngjarje të tilla e të pa bëra publike ndodhin pa marr asnjë përgjigje?

Vetëm pak ditë më parë në Tiranë janë bërë 4-5 vjedhje në një natë, ngjarje nga të cilat është e sigurt që nuk është zbuluar askush , e për cfarë ndodhë kjo ? Sepse në këtë vend nuk punohet , përse në Europë dhe Amerikë vetëm një numër i vogël ngjarjesh mbeten pa zbuluar? Kjo është fare e thjeshtë, sepse performanca që policia e atyre vendeve është në nivele maksimale, njerëzit janë të zgjedhur dhe nuk janë pal me krimin. Këtu policia i stuket krimit, efektivë të policisë kanë frikë nga kriminelet. Po, po është mëse reale dhe e vërtet.

Fatkeqësishtë para disa ditësh u përballa vetë me një situatë të tillë , Dy orë pas ngjarjes policia vendos të reagojë dhe kjo duke insistuar unë vetë personalisht.

Një ngjarje e cila nëse punohet jo që do të zbulohet por do të ishte zbuluar pasi janë nga ato më banale por të suksesshme për dorën e krimit.

Realishtë besojë dhe janë me qindra dosje të tilla që mbyllen dita ditës duke mos marr mundimin që të merren me këto . Kjo jo se nuk ka shkallë profesionalizmit ,por sepse këta nuk duan dhe as që marrin mundimin ti hetojnë apo ti zbulojnë.

Më vjen keq që u bëra pjesë e një situate të tillë por që realisht më bëri të jem i indinjuar dhe të reagojë që kjo strukturë ka dështuar dhe ka dështuar shumë rëndë.

Kur nuk zbulon dot një grup kriminal të cilët zgjerohen cdo ditë me suksesin që krijonë ,të cilët nesër mund të marrin dhe jetë njerëzish atëherë pse deklaron performancë maksimale sa për të mashtruar publikun?

Kush është kriminel sot? Ai që vjedhë një banesë, pronë ,biznes ,bank? Apo një qytetarë madje dhe aktiv në shoqërinë civile i cili shoqërohet dhe hetohet nga policia dhe prokuroria me orë e ditë të tëra si e si të akuzohet për dicka. Dhe për cfarë?

Për dicka tepër reale dhe demokratike. Ja pra me cfarë merret ky institucion. E si ky janë e shumë e shumë të tjerë duke vazhduar tek shëndetësia që cdo ditë vret njerëz duke e bërë atë një biznes dhe jo qëndër humanitare dhe shëndetësore , e duke vazhduar më pas tek arsimi i cili dështimin po e trashëgon brez pas brezi dhe nga politika.

Kjo nuk është asgjë personale ,por ky ëhstë realiteti , sic e thashë të cilin e kam hasur para disa ditësh e që e deklarojë totalisht që është dështimi i këtij vendi duke na vrarë ne cdo ditë  e më tepër , pak nga pak.

E nëse është kjo Shqipëria që duam , atëherë të bëjmë gati valixhet e të largohemi nga ky vend para se të biem viktimë e krimit!

Kontrolloni gjithashtu

Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet shënojnë rritje mbi 12%

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik gjatë periudhës janar-prill 2017 arritën rreth 2,770 milionë lekë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *