Dështim! U bë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Partia Demokratike e ka konsideruar një dështim “Maratonën e Tiranës” e organizuar nga Bashkia e Tiranës.   Sipas zëdhënëses së kësaj partie, Ina Zhupa ky organizim i bashkisë, ashtu edhe siç do vit u bë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Ajo shton se qyteti u bllokua totalisht për më pak se 1000 vrapues duke paralizuar jetën në kryeqytetin shqiptar.     Zëdhënësja e demokratëve gjithashtu postoi dhe videon e disa pjesëmarrësve në maratonë që sipas saj vraponin për kauzën e mungesës së ujit të pijshëm.     Postimi i plotë i Ina Zhupës   “Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet! Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin. Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv. Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë”.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu