Dëshmia para SPAK për skandalin e inceneratorëve/ Ish-ministri Lefter Koka mohon kompanitë

0
Dëshmia para SPAK për skandalin e inceneratorëve/ Ish-ministri Lefter Koka mohon kompanitë
Gjigandi

Vetëm 24 orë pas vartësit të tij, Lefter Koka ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme! Ai duhej të dëshmonte në lidhje me akuzat e reja që organi i akuzës ka hartuar për të. Dhe në fakt ndodhi, për më shumë se tre orë, ai ka qëndruar gjithnjë në pozita mohuese ne lidhje me te gjitha faktet qe e implikojnë në aferën korruptive të Inceneratorit të Fierit! Koka është i vënë në dy masa arresti dhe si i tillë ka dëshmuar edhe dje!

DËSHMIA 

Kështu, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka rrëfyer për 3 orë e 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me aferën e inceneratorëve. Sipas të dhënave, ai është treguar gjithnjë mjaft i kujdesshëm duke rrëfyer pozicionin e tij gjithnjë i shoqëruar nga avokati e tij mbrojtës!

Sipas të dhënave, bëhet me dije se konkretisht, ish-ministri ka dëshmuar në SPAK lidhur me Inceneratorin e Fierit, ku akuzohet se ka përfituar 1.2 mln euro. Në dëshminë e tij, para prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, Koka tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, dhe se ai ka zbatuar të gjitha procedurat dhe se nuk ka përfituar asgjë nga shoqëritë e Inceneratorit të Fierit, pasi nuk i njeh. Se kush i ka marrë paratë, për ish-ministrin duhet ta gjejë SPAKu se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët.

Ish-ministri mbërriti në ambientet e SPAK-ut, në orën 10:00 të ditës së djeshme dhe ka dhënë sqarime përballë përfaqësuesve të akuzës, në prani të avokatëve të tij mbrojtës. Burime nga organi i akuzës, bëjnë me dije se, Koka ka treguar se ka respektuar vetëm ligjin për prokurimet dhe se nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncesion për ndërtimin e Inceneratorit.

RonaTyra

Ai është pyetur për lidhjet me një nga kompanitë që është përdorur si një urë transiti për transfertat e parave.

“Unë nuk kam asnjë një lidhje me kompaninë në fjalë”

, ka deklaruar ai dhe

“kjo kompani i përkiste vëllait që ka ndërruar jetë”.

I pyetur për hedhjen e firmës nga një nga anëtarët e komisionit ai ka thënë: Nuk kisha si ta dija, pasi isha Ministër i Mjedisi. Një nga pyetjet e prokurorëve lidhej me procedurën e tenderit të Inceneratorit të Fierit se pse nuk ishte bërë ndërkombëtare, por për Kokën ligji ynë nuk e parashikon një gjë të tillë.

“Kam zbatuar procedurat e ngritura nga komisioni. Ligji ynë për koncesionet se parashikon që të botohet në fletoren e prokurimeve europiane. Tokën e shpronësuar për Inceneratorin e Fierit nuk e kemi trajtuar kurrë si ‘tokë truall’, por si ‘tokë are në shpronësim’. Nuk kam asnjë lidhje me pronarët e tokës. Tri shoqëritë e Inceneratorit të Fierit që përflitet se kam marrë lekë nuk i njoh, gjejini ju se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët”,

tha Koka.

“SHPËRDORIMI I DETYRËS” 

Mësohet se Koka ka folur edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me shpronësimin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtuar inceneratori.

Ai ka treguar se nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit. Teksa u pyet për shpronësimin e tokës ai tha: Kjo tokë është shpronësuar si tokë arë dhe çdo gjë tjetër duhet saktësuar. Mirëpo në dosjen e SPAK të dërguar në gjyq në lidhje me abuzimet, falsifikimet dhe të një mori shkeljesh që lidhen me këtë aferë, faktet janë kokëforta dhe thuajse në kundërshtim me ligjin!

Nuk dihet se kujt ia delegojnë përgjegjësinë Koka dhe Bllako për të gjitha praktikat që u ndoqën për ngritjen e incineratorit e deri te përzgjedhësi i firmës fituese!

“Panorama” ka botuar pjesë nga dosja dhe vendimi i Gjykatës në të cilin janë zbardhur edhe dëshmi nga grupet e përfshira në ato praktikat që lidhen me aferën e inceneratorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu