Derbi i Manchesterit për yllin e Bayernit

0
Gjigandi

Manchester City dhe Manchester United janë gjithmonë gati për të përforcuar skuadrat. Objektivi i përbashkët i dy klubeve të Premier League është Kingsley Coman, 24-vjeçari i Bayern Munchen.

Pep Guardiola e pëlqen prej kohësh. Spanjolli ka punuar me sulmuesin e majtë te Bayern Munchen dhe e sheh si zëvendësuesin perfekt të Leroy Sane. The Athletic raporton se edhe “Djajtë e Kuq” janë futur në garë për lojtarin francez.

Coman ka shënuar shtatë gola këtë sezon dhe numëron po kaq asiste, në 35 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet me kampionët e Gjermanisë.

Solskjaer e cilëson një lojtar perfekt për skemat e tij dhe dy klubet e të njëjtin qytet po përgatisin ofertat e tyre për lojtarin, i cili është shpallur kampion në tetë vitet e fundit (PSG, Juventus, Bayern Munchen).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu