Derbi i Madridit çon peshë botën e futbollit

[ad_1]

Nesër luhet Real M. – Atletico (16.15)! Të gjithë duhet ta keni mendjen te derbi i Madridit dhe mbi të gjithë Zinedine Zidane, i cili në konferencën për shtyp pranoi se puna e tij nuk është e sigurt, edhe pse “Galaktikët” kryesojnë në La Liga. “Vazhdimësia ime këtu nuk është e sigurt dhe, nga kjo, nuk jam i përgatitur për gjithçka. E di se çfarë duhet për të drejtuar këtë skuadër, kështu që po mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme”, – tha sot ai.Pas rotacionit që bëri në mesjavë, Zidane do të ketë plot këmbë të freskëta për derbin, por ai theksoi se vlerëson çdo lojtar.

“Kemi nëntë ndeshje përpara dhe, për mua, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, jo vetëm ‘BBC’-ja. Kur zgjedh skuadrën e titullarëve, gjithmonë e kam të vështirë. Të shohim se ç’do të ndodhë deri në fund të sezonit. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por nuk dua t’ia di se si do të luajë Atletico-ja. Jam i interesuar për skuadrën time, për atë që do të bëjmë ne.”Në fund, tekniku kampion bote u shpreh se bardhekuqtë nuk duhen trajtuar vetëm si një skuadër mbrojtëse. “Të gjithë flasin për Atletico-n si një skuadër e cila mbrohet shumë mirë. Kjo është e vërtetë, por ata janë më shumë se kaq. Janë përmirësuar shumë gjatë viteve të fundit dhe kanë gjithashtu një sulm të mirë. Ne do të përpiqemi dhe do t’i mërzisim rivalët tanë”, – e mbylli Zidane, duke qenë i vetëdijshëm se po humbi nesër … Më mirë mos ta mendojmë!

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *