Deputeti i PD: S’kemi luksin të debatojmë me SHBA

0
Deputeti i PD: S’kemi luksin të debatojmë me SHBA
Gjigandi

Deputeti i PD, Saimir Korreshi tha me batuta se Partia Demokratike nuk do të “divorcohet” përfundimisht dhe kjo për hatër “të kalamajve”. Ai sqaroi se PD nuk mund të fitojë nëse nuk ngjit dy copëzat e saj, duke nënkuptuar “Rithemelimin” dhe pjesën tjetër të demokratëve.

Bashkimi do të vijë kur të jemi një proces të sinqertë brenda PD. Ne kërkuam që Basha të ikte, ai iku. Të bashkosh demokratët duhet një përfshirje e komisionit të rithemelimit dhe deputetëve të tjerë, që procesi të jetë i sinqertë. Më parë duhet të zgjidhet kryetari i PD, pastaj baza. Më 6 mars shumicë ishte “Rithemelimi”, le të jemi të sinqertë. Berisha ka për të fituar gjithmonë!

PD nuk fiton dot pa ngjitur dy copëzat, pavarësisht se kush është më e madhe. Nuk është logjik që kjo pjesa e vogël, për faktin që humbi nuk duhet të përfillet. Është një divorc që do të rrijë mbrapa për hatër të fëmijëve! Sepse kanë shumë fëmijë. Demokratët janë të shtypur në mënyrë barbare për shkak të krizës ekonomike.

“, tha ai.

RonaTyra

Korreshi komentoi një deklaratë të mëparshme të deputetit Belind Këlliçi i cili tha se “

kriza ka marrë fund

“, duke thënë se një gjë e tillë nuk vjen automatikisht me heqjen e blindave nga selia blu.

Sipas tij zgjidhja për t’i dhënë fund krizës është ulja dhe diskutimi i Grupit Parlamentar, ku do të bashkohen dy “kampet”.

“Unë mendoj që jemi në një pikënisje. Këllëçi mendon se e kemi kaluar krizën, por kjo s’ka kaluar. Nuk është vetëm heqja e derës së blinduar që e bënë krizën të kalojë.  Në s’kemi bërë një mbledhje për të diskutuar rreth riorganizimit.  E vetmja mbledhja ishte ajo e së enjtes së kaluar, ku më tepër ka qenë një debat Berisha-Alibeja

.”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu