Deputeti gjerman: Te hapen negociatat me Shqipërine

5



Metin Hakverdi, deputet socialdemokrat i Bundestagut gjerman e vizitoi parlamentit kur opozita kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, por pas takimin me kreun e Grupit Parlamentar socialist deklaroi se është pro çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Deputeti i partisë që bashkëqeveris Gjermaninë në koalicion me CDU e CSU, thotë se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit i shërben edhe vetë unionit.

“Muajin tjetër pritet një vendim i madh, i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për unionin. Socialdemokratët gjermanë gjithmonë kanë insistuar në zgjerimin e BE dhe proceset integruese të Shqipërisë. Pasi ky nuk është një vendim që i bën nder vetëm Shqipërisë, por dhe unionit. Është një nder për të gjithë ne dhe duhet të bëjmë gjënë e duhur. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo gjë të ndodhë muajt e ardhshëm dhe që të vijojë progresi në të ardhmen”.

Gjermania nuk ka ende një qëndrim zyrtar për votën e saj për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Por javët e fundit, disa deputetë gjermanë të partive të ndryshme të Bundestagut kanë vizituar Tiranën për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.

You might also like
Comments