Deputetët pa maska në kuvend, shpërthen epidemiologu: Shembull i tmerrshëm parlamentar!

0
Gjigandi

Ka dy ditë që përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm nga të gjithë në Shqipëri, në mjedise të mbyllura, përfshirë këtu edhe ashensorët e shkallën e pallateve. Mosrespektimi i këtij rregulli, të kthyer në akt normativ me vendim të qeverisë, nënkupton gjobë 20 mijë lekë. Në fakt, ligjet shkruhen për t’u respektuar, bëhen nga ligjvënësit në parlament, por pikërisht aty është konstatuar se rregulli i sipërcituar nuk respektohet.

Madje, janë deputetët, ata që japin shembullin më të keq në këtë drejtim. Në seancën e së enjtes, në sallën plenare janë parë jo pak të zgjedhur të popullit, që maskat ose nuk i kishin fare, ose i kishin varur poshtë mjekrës, si të bëhej fjalë për ndonjë aksesor zbukurimi. Kryeministri Edi Rama apeloi për të respektuar aktin normativ, por jo të gjithë ia “vërshëllyen: atij. Duke parë këtë skenë, epidemiologu shqiptar, Ilir Alimehmeti, ka shprehur shqetësimin e tij.

Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet: “Kur flasim per shembuj, pikërisht për këtë e kemi fjalën! Eshte natyre normale sociale që të ndjekesh shembullin e drejtuesve! Pra, çdo gjë që dalin e thonë publikime, specialiste, mjeke, Komitet Ekspertesh e me rradhë shkon në vesh të shurdhër nga shembulli i tmerrshëm parlamentar… Mirë që nuk e mbeshtesin si duhet Komitetin e Eksperteve, por të paktën politikanët mund të evitonin futjen e shkopave nëpër rrota në mënyrë të hapur dhe publike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu