Denonconi nëse shikoni se po mbillet kanabis..Ose do e pësoni si kjo familje në Shkodër

[ad_1]

Policia ka zbuluar kanabis në një mini-serë në ambientet e banesës së një 35-vjeçari, në fshatin Rrenc të komunës Guri i Zi në Shkodër.

Paulin Kola u arrestua në flagrancë për kultivimin e 87 kubikëve të kultivuara në gota plastike dhe kuti polesteroli. 35-vjeçari sipas Policisë së Shkodrës, është person me precedentë të mëparshëm penalë. Bashkë me të u arrestua edhe babai i tij Zef Kola 59 vjeç, për të njëjtën akuzë. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Shkodrës, Alban Çela tha se do të procedohen në gjendje të lirë për mos kallëzim të krimit, administratori i Gurit të Zi, Pjerin Marku 28 vjeç, kryeplaku i fshatit Rrens, Kolë Marku 52 vjeç, si dhe kryefamiljarja dhe djali tjetër i shtëpisë, Rexhina dhe Marian Kola, 58 dhe 30 vjeç.

Policia e Shkodrës thotë se ka filluar ecurinë disiplinore si dhe do të kryhen hetime të mëtejshme për punonjësit e policisë të cilët kanë pasur përgjegjësinë për të vëzhguar njësinë administrative ku u zbulua lënda narkotike.

Me rregullat e reja të prezantuara së fundi nga vetë drejtori i Policisë së Shtetit Haki cako, përgjegjësia penale për lëndën narkotike nuk është vetëm e kultivuesit por edhe e personave që kanë përgjegjësi, siç janë administratori i zonës, punonjësi i policisë që ka në juridiksion zonë, por edhe familjarët e cilido persona që ka dijeni për shkeljen e ligjit dhe nuk e denoncon rastin e kultivimit të kanabisit.

Merren masa ndaj efektivëve:

Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, Komisar S. B., për shkelje të lehtë të disiplinës.

Shef i Policimit në Komunitet, Komisar I. H., për shkelje të lehtë të disiplinës.

Referent i SPZ , Nënkomisar E. Sh., për shkelje të rendë të disiplinës.

Specialist për Hetimin e Krimeve Nënkomisar Arben Hoxha., për shkelje të rendë të disiplinës.

Ndihmës Specialist SPZ në zonën Gur i Zi, Inspektor Eduard Mandia., i cili u pezullua paraprakisht nga detyra.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Tiranë, të miturën e zë korrenti

[ad_1] Një vajzë e mitur në Tiranë ka përfunduar në spital në një gjendje të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *