Denoncimi i PD: Qeveria do të iu japë pyjet oligarkëve

0
Gjigandi

Ish-deputetja e PD Fatbardha Kadiu përmes një deklarate nga selia blu, ka denoncuar se qeveria po përgatit draftin që do të lejojë ndërtimin e resortëve në zonat e pyllëzuara.

Sipas ish-ligjvënëses së PD, kjo është përpjekja e radhës e ëverisë për të marrë edhe një pjesë të paprekur të vendit siç janë pyjet. Gjithashtu ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe shoqërisë civile që të reagojnë.

Deklarata e plotë e  Fatbardha Kadiu:

Kjo qeveri pasi premtoi pyje orbitale dhe mbolli beton, dhe pasi premtuan blloqe betoni, pasi premtuan shëndetësi falas dhe sollën vdekje në spitale, kjo qeveri do ti marrë edhe pyjet Shqipërisë.

Një draft i qeverisë do të kalojë së shpejti dhe do ti marrë vendit edhe pyjet. PD deklaron se kjo është përpjekja e radhës e qeverisë, për të futur duart edhe në pjesën e paprekur të pyjeve. Biznesi qeveritari pasi betonizoi qytetet dhe bregdetit, ka planifikuar të ndërtojë resorte në zonat pyjore. Kjo do të thotë që qindra hektarë pyje do të priten, dhe do të shtohet ndotja.

RonaTyra

PD i bën thirrje qytetarëve dhe shoqërisë civile që të mos tremben përballë kësaj masakre nën maskën e zhvillimit po do të sjellë para vetëm për disa oligarkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu