Denoncimi/ “E rrahën në sheshin e flamurit, 50-vjeçari ndërron jetë dhe askush nuk raportoi ngjarjen”

31

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të rëndë përmes një postimi në Facebook. Duke iu referuar mesazhit të qytetarit digjital, në postimin e ish-kreut të qeverisë thuhet se policia ka fshehur një ngjarje të rëndë dhune e cila ka rezultuar me pasojë vdekjen.

Sipas Berishës, qytetari digjital, e ka njoftuar se një person rreth të 50-tave është dhunuar barbarisht dhe më pas ka ndërruar jetë në spital, por për këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë reagim.

Qytetari digjital, ka bërë me dije  ish- kryeministrin në lidhje me një 50- vjeçar, i cili është dhunuar dhe më pas ka humbur jetën në spital. Ndërkohë që sipas denoncimit të qytetarit, policia nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Postimi i plotë

Fshihet nga narkopolicia krimi i shemtuar, rrahja me pasoje vdekjen e qytetarit ne Vlore!

Miq, fshehja e krimeve tipar i narkopolicise se Vasal Kimikut dhe Edvin Mashtrimit!

Miq, cdo dite qytetaret denoncojne narkopolicine per fshehje te krimeve.

Shkaku kryesor i ketij qendrimi kriminal eshte sepse narkos me uniforme jane autore te tyre ose krimet jane kryer nga bandat e partise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Doktor të përshëndes.

Një qytetarë me emrin Alfred Deliaj rreth 50 vjeç.

Para 3 ditësh u gjënd në sheshin e flamurit i rrahur me fraktura në kokë.

Sot ndëroj jetë.

Familjarëve në fillim u tha që ishte aksident..,më pas nuk thanë më asgjë.

Askush nuk e raportit nga mediat, apo komunikatë nga policia e shtetit.

Terr informativ verifikojeni.

Të uroj shëndet.

You might also like
Comments