Demiraj parashikon fundin e luftës: Brenda 2-3 javëve shterojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë

0
Demiraj parashikon fundin e luftës: Brenda 2-3 javëve shterojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë
Gjigandi

Kapacitetet ushtarake dhe njerëzore të Rusisë pritet të shterojnë brenda 2 deri në 3 javëve të ardhshme nëse konflikti në Ukrainë vazhdon me të njëjtin intensitet, ka thënë ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Dritan Demiraj, në një interviste ekskluzive për abc24.aln. 

Sipas Demirajt, objektivi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit në Ukrainë ka dështuar dhe pritet që Rusia mos të ketë më mundësi për të vazhduar luftën.

“Objektivi i Putinit ishte pushtimi i Ukrainës për 72 orë dhe marrja e kontrollit të gjysmës së Ukrainës duke mbajtur brenda kufijve rus pjesën kufitare me Ukrainën që nga Odesa, Krimea dhe Mariupoli. Pra, bllokimi i daljes në Detin e Zi të Ukrainës. Tashmë ky objektivë ka dështuar”, ka theksuar Demiraj.

Kolonel Demiraj ka shtuar se “duke qartazi që Putini po kërkon një “Exit Strategy”, gjë që u pa qartë pas refuzimit të Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy për ta shpallur Ukrainën zonë neutrale”.

“Në gjykimin tim, intensiteti i luftimeve ka hyrë në fazën më të lartë, pasi një numër i madh i forcave ruse ka hyrë në Ukrainë”, ka thënë Demiraj.

RonaTyra

Ish-ministri i Brendshëm ka thënë gjithashtu se armatimi që po përdoret nga ushtria ruse në Ukrainë është i papërshtatshëm për luftë në qendrat e banuara dhe si rezultat ata po shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme materiale dhe njerëzore të panevojshme.

“Kjo situatë e ka unifikuar edhe më shumë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunitetin ndërkombëtar”, thotë Demiraj.

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj

Në anën tjetër, Demiraj ka lënë të kuptohet që Putini mund të përballet me krime lufte në të ardhmen.

“Kemi tashmë në terren kryetarin e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës që ka shkuar në Ukrainë për të mbledhur fakte. Edhe pse është e vështirë, nuk është e pamundur që në të ardhmen Putini të përballet me Gjykatën e Hagës si kriminel lufte”, ka sqaruar Demiraj.

“Pavarësisht se forcat ruse kanë marrë Karkivin, Mariupolin dhe përpiqen të rrethojnë Kievin dhe qytetet e tjera rrotull, e kanë të pamundur të jetë në kontroll të plot”, ka thënë Demiraj.

Duke i’u përgjigjur pyetjes se si e shikon qëndrimin e administratës amerikane për çështjen e Ukrainës, Demiraj u shpreh se qasja e administratës së Presidentit Joe Biden për çështjen e Ukrainës ka qenë shumë e suksesshme dhe kjo është pasqyruar edhe nga unifikimi i qëndrimeve në politikën amerikane.

Ai gjithashtu tha se qëndrimi i SHBA-ve u pa edhe ne miratimin me votën e 435 kongresmenëve të ndihmës ushtarake shtesë 800 milionë dollarë për Ukrainën.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu