Del në shitje portreti i Jennifer Aniston lakuriq

0
Gjigandi

Aktorja Jennifer Aniston ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.

Ylli i serisë “Friends” vendosi ta shiste portretin e saj nga 1995 në një ankand të quajtur RADArt4Aid, të organizuar nga kompania britanike Christie’s.

Jennifer ishte 26-vjeç në kohën kur u fotografua, dhe pas kamerës ishte fotografi Mark Seliger. Aktorja nuk ishte e famshme atë kohë, pasi “Friends” kishte premierën e saj vetëm një vit më parë.

Fotografia e Jennifer lakuriq përfundoi në revistën Rolling Stone, për të cilën Seliger punoi nga 1992 deri 2002. Gjatë asaj periudhe, ai fotografoi edhe yje të tjerë, si Leonardo DiCaprio, Bruce Springsteen dhe Kurt Cobain.

RonaTyra

Fotografitë e tyre, së bashku me një portret lakuriq të Jennifer Aniston dhe 22 foto të tjera të të famshmëve gjithashtu do të përfundojnë në ankand.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu