Deklarata e Ramës se shqiptarët mezi presin të shohin Metën në SPAK! Reagon Presidenca

0
Deklarata e Ramës se shqiptarët mezi presin të shohin Metën në SPAK! Reagon Presidenca
Gjigandi

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave që bëri këtë të shtunë në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë hodhi sërish akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), duke thënë se ka marrë nën hetim ish-gjyqtarin Ardian Dvoranin, pas një denoncimi të Metës.

Ndërsa Rama u shpreh se e gjithë Shqipëria mezi pret që ta shohë para dyerve të SPAK, Presidentin aktual, Ilir Meta.

Në reagimin e tij, këshilltari i Presidentit Meta thotë se

“të gjithë shqiptarët duan të dinë çfarë e detyron Ramën, Kampionin e Korrupsionit që e ktheu Shqipërinë një narkoshtet dhe të dytin në botë për korrupsionin, që të kthehet në Avokatin e Dvoranit?”.

RonaTyra

“Është e qartë, se mbrojtja që i jepet Dvoranit në publik nga partia, është thirrja publike për organet e drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë në zbatimin e drejtësisë me regji, se përndryshe do kenë pasoja.

Rama-Dvorani dhe Dvorani-Rama binomi i pandarë i antishtetit, dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit, falsifikimit të dokumentave zyrtarë dhe kapjes së shtetit për llogari të partisë.

Koha e “opozitarizmit” të tredhur nga korrupsioni qeveritar po skadon me shpejtësi”,

thuhet ne reagimin e Tedi Blushit.

Reagimi i plotë i Tedi Blushi

Të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë ÇFARË E MBAN PENG “Dvoranin” e Qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”?
Të gjithë shqiptarët e dinë se:
📌 1. Dvorani pengoi me çdo mjet, qëllimisht dhe për llogari vetëm të Ramës, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke falsifikuar, manipuluar e shkelur Kushtetutën dhe ligjet e drejtësisë, vetëm e vetëm për të siguruar pandëshkueshmërinë e Ramës.
📌 2.Dvorani u provua zyrtarisht se fshehu pasurinë.
📌 3. Por Vettingu i partisë në mënyrë skandaloze dhe të paligjshme mbylli sytë për këtë fshehje të pasurisë dhe ky është fakt që nuk mbulohet dot kurrë.
📌 4. Shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit për Dvoranin e partisë-shtet i vërtetoi botërisht edhe Komisioni i Venecias.
📌 5. Nëse do të ekzistonte vërtet Reforma në Drejtësi, Dvorani do të duhej të ishte i pari përpara drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Të gjithë shqiptarët duan të dinë çfarë e detyron Ramën, Kampionin e Korrupsionit që e ktheu Shqipërinë një narkoshtet dhe të dytin në botë për korrupsionin, që të kthehet në Avokatin e Dvoranit?
Është e qartë, se mbrojtja që i jepet Dvoranit në publik nga partia, është thirrja publike për organet e drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë në zbatimin e drejtësisë me regji, se përndryshe do kenë pasoja.
Rama-Dvorani dhe Dvorani-Rama binomi i pandarë i antishtetit, dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit, falsifikimit të dokumentave zyrtarë dhe kapjes së shtetit për llogari të partisë.
Koha e “opozitarizmit” të tredhur nga korrupsioni qeveritar po skadon me shpejtësi. Çkapja e shtetit nis nga çkapja e opozitarizmit.
ASGJE NUK DO TA NDALË ZBARDHJEN E SKANDALEVE TË NARKOQEVERISË SADO TË GULÇOJË GRUAJA E BILALIT!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu