Deklarata e antimafias italiane, Braimllari: U vërtetua fuqizimi i mafias në Shqipëri me urdhër politik

35

Deputeti i LSI Endrit Braimllari me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e Prokurorit të Antimafias Italiane mbi fuqizimin e mafias shqiptare.

Në qëndrimin e tij Braimllari shprehet se kjo gjë ka ardhur si shkak i urdhërit politik që fshihet pas saj, duke nxjerr në pah të vërtetën, sipas deputetit të LSI-së.

Reagimi i plotë:
Deklarata e Prokurorit të Antimafias Italiane mbi fuqizimin e mafias shqiptare vërteton atë çka ne kemi thënë prej kohësh. Edi Rama e ka kthyer vendin në trafikun e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta. Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik të Edi Ramës. Edi Rama përkrahu dhe frymëzoi grupet kriminale në vend duke i fuqizuar dhe forcuar jo vetëm nga ana monetare por dhe duke i siguruar suportin shtetëror. Kemi denoncuar prej kohës trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, fuqizimin e grupeve kriminale me suportin e drejtpërdrejt të Edi Ramës . Radarët të cilët monitoronin vijën bregdetare fikeshin dhe ndizeshin nga grupet kriminale me urdhër politik të Edi Ramës. Kapërcimi i sigurisë së kufijve nga grupet kriminale bëhet me urdhër të Edi Ramës i cili vendosi ish- Ministrin e tij të Brendshëm dhe gjithë Policinë e Shtetit në funksion të organizatave kriminale në vend. Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik dhe bosi që drejton trafikun është vetë Edi Rama.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz
You might also like
Comments