Defekt në nënstacionin elektrik të Memaliajt, lë pa energji qytetin

0
Gjigandi

Një avari e rëndë në Nënstacionin Elektrik të Memaliajt, ka lënë pa rrymë elektrike me mijëra familje të qytetit dhe të gjithë zonës përreth që furnizohen nga ky nënstacion.

Specialistë nga Drejtoria e Tensionit të Lartë me qendër në Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe konstatuan për nje avari serioze në një linjë të ekspozuar dhe të pambrojtur nga izolimi.

Sëbashku me grupet avaro-shpëtuese nga Fieri, po japin kontribut edhe specialistët e OSHEE Rajoni Gjirokastër të cilat janë duke punuar për rikthimin e energjisë në një kohë të shkurtër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu