Debatet për efektshmërinë e murit në kufirin SHBA-Meksikë

0
Gjigandi

Bandat e kontrabandës në Meksikë po çajnë nëpër murin “praktikisht të padepërtueshëm” që Presidenti Donald Trump po ndërton përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të mbajtur imigrantët dhe drogat jashtë vendit, por Presidenti thotë se nuk është i shqetësuar.

“Ne kemi një mur shumë të fuqishëm”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të shtunën në Shtëpinë e Bardhë. “Por, sado i fuqishëm të jetë, ai mund depërtohet, me thënë të drejtën. Por ne kemi shumë njerëz që vëzhgojnë”.

Trump dha mendimet e tij pasi gazeta The Washington Post zbuloi se bandat kanë çarë vazhdimisht murin kufitar muajtë e fundit duke përdorur një sharrë elektrike, një mjet popullor shtëpiak që shitet për më pak se 100 dollarë në dyqanet e pajisjeve të ndërtimit.

Sipas agjentëve të kufirit, kur pajisen me tehe të specializuara, sharrat mund të presin nëpër material betony dhe çeliku brenda pak minutave,

Një nga temat e spikatura të fushatës zgjedhore të Presidentit Trumpit në vitin 2016 ishte se ai të ndërtonte një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të penguar imigrimin e paligjshëm – dhe se Meksika do të paguante për të.

RonaTyra

Por në fushatën e tij për rizgjedhje në vitin 2020, muri mbetet një detyrë në zhvillim e sipër. Presidenti Trump braktisi kohë më parë përpjekjet për ta detyruar Meksikën që të paguante për të, por gjithashtu kurrë nuk fitoi miratimin e Kongresit për dhjetëra miliardë dollarë që do të kërkoheshin për ta ndërtuar atë.

Në vend të kësaj, Presidenti shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin jugor dhe, megjithë kundërshtimin e kritikëve në Kongres, transferoi para nga projekte të tjera për të financuar ndërtimin e murit.

Agjencia për Mbrojtjen e Kufijve tha se gjithsej 9.8 miliardë dollarë janë siguruar në tre vitet e fundit për të ndërtuar më shumë se 800 kilometra të një “sistemi të ri të murit kufitar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu