Data 9 maj për zgjedhjet e ardhshme? Meta: Për mua duhet të ishte dje!

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat shkurtimisht pas mbledhjes së Këshllit për Integrimin.

I pyetur për datën 9 maj të vitit të ardhshëm si datë e mundshme për zgjedhjet ai tha: “Mbledhja e sotme ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin sepse metodologjia e re mund të sjellë edhe kthim pas të procesit.
Dhe në këtë drejtim unë dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të këshillit politik, jo si marrëveshje që i zgjidh të gjitha por si hap për të ecur para.
Zgjedhjet e reja të nevojshmë për të vendosur legjitmitetin, për datën duhet të ishte dje për mua, por mbetet shumë punë para”, tha Meta.
I pyetur nëse e ka falur Ramën për grushtin e shtetit, siç Presidenti e ka përmendur shumë herë u përgjigj: Ishim për çështjet e integrimit, dhe për këto unë jam gjithmonë i disponueshëm dhe gjithmonë kam bërë gjithçka që Shqipëria të mos humbë më kohë. Na duhet të fitojmë një shpejtësi të re në këtë proces.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu