Daniel Radcliffe dhe e dashura Erin Drake paraqiten së bashku në tapetin e kuq për herë të parë p…

0
Daniel Radcliffe dhe e dashura Erin Drake paraqiten së bashku në tapetin e kuq për herë të parë p…
Gjigandi

Daniel Radcliffe bëri paraqitjen e parë në tapetin e kuq me të dashurën e tij, Erin Darke, pas gati tetë vitesh të hënën mbrëma (14 mars).

Çifti i cili filloi të takohej në vitin 2012, dukej i dashuruar në premierën e filmit “The Lost City” në New York.

Radcliffe, i cili luan në komedinë aventureske së bashku me Sandra Bullock, Channing Tatum dhe Brad Pitt, u pa i veshur me një këmishë me pantallona të ngjashme dhe një xhaketë të zezë.

Foto: Getty Images

RonaTyra

Drake, nga ana e saj, duke e mahnitshme me një fustan bardh e zi me lule, me geta të zeza transparente dhe çizme jeshile. Ajo i stiloi flokët e saj bionde me kaçurrela të lirshme dhe e kompletoi ‘look’-un me buzëkuq të kuq.

Dyshja për herë të fundit u panë në tapetin e kuq së bashku në Tony Awards në qershor 2014, shkruan
Radcliffe, 32, dhe Darke, 37, u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2013 “Kill Your Darlings” – në të cilin ata kanë një skenë intime.

Foto: Getty Images

“Do të jetë një histori e tmerrshme t’u tregojmë fëmijëve tanë një ditë për shkak të asaj që personazhet tanë bëjnë me njëri-tjetrin”, tha ai për People në prill të 2019.

“Personazhet tanë takohen dhe flirtojnë me njëri-tjetrin, kështu që ekziston një histori e tillë e filmuar e takimit tonë të parë dhe filrtimit”, kishte deklaruar aktori.

Daniel Radcliffe dhe Erina Drake në vitin 2014

Ylli i “Harry Potter” ka thënë gjithashtu se “nuk ka pasur aktrim” gjatë xhirimit të asaj skene.

“Jo nga ana ime, gjithsesi. Ka një moment kur ajo më bën të qesh, dhe unë po qesh si qeshi unë dhe jo si personazhi im. Ajo ishte tepër qesharake dhe e zgjuar. E dija që isha në telashe”, tha ai për Playboy në tetor 2015.

GC Images

Përpara se të takohej me Darke, e cila është shfaqur gjithashtu në “The Marvelous Mrs. Maisel” dhe “Good Girls Revolt”, Radcliffe kishte një simpati në xhirimet e filmit edhe me yllin e  “Harry Potter” Helena Bonham Carter.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu