Daniel Godelli, medalje ari në Europian në shkëputje

0
9

Peshëngritësi Daniel Godelli ka fituar pak minuta më parë medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshën 77kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Split të Kroacisë. Një rezultat fantastik i shtangistit kuqezi, që vetëm në provën e tretë dhe të fundit arriti të bëjë mrekullinë, duke marrë medaljen e artë. Godelli, pasi dështoi të ngrejë 156kg në provën e parë dhe 158kg në provën e dytë, tenton 161kg në provën e tretë, duke rrezikuar shumë. Por shtangisti kuqezi nuk zhgënjen, e ngre lart shtangën dhe arrin të triumfojë në stilin e shkëputjes. Godelli ruan gjakftohtësinë në pedanë pavarësisht se rrezikonte shumë, por arrin të triumfojë, duke marrë të artën dhe synon një tjetër sukses në stilin tjetër.

Peshengritesi Erkand Qerimaj ne gare

Në këtë peshë garoi edhe shtangisti tjetër shqiptar Erkand Qerimaj, i cili në stilin e shkëputjes u rendit në vendin e gjashtë. Ndryshe nga Godelli, shtangisti shkodran realizon me sukses vetëm provën e parë, kur ngre 155kg, ndërsa në dy provat e tjera dështon të ngrejë peshën 158kg. Për pasojë, Erkand Qerimaj e mbylli garën në vendin e gjashtë në këtë stil dhe vijon në stilin e shtytjes, ku sërish dy peshëngritësit shqiptarë synojnë të hyjnë në zonën e medaljes.Gara vazhdon me stilin e shtytjes…

Image

Peshëngritësi Daniel Godelli gjate gares se sotme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here