Dalin pamjet nga stërvitja e veçantë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare

0
Dalin pamjet nga stërvitja e veçantë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar sot pamje nga një ditë e zakonshme stërvitjeje të Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare.

Në videon e shpërndarë nga ministri në Facebook shihen manovra të ndryshme të Forcave Speciale.

Pamjet tregojnë të gjithë rutinën e ushtarëve duke filluar nga stërvitja fizike deri tek ndërhyrjet e forcave speciale në situata të ndryshme të simuluara.

Forcat Speciale vlerësohen si njësia më elitare e ushtrisë shqiptare, si dhe një nga njësitë më të mira të trajnimit dhe më profesionale të operacioneve speciale në rajon.

Kjo njësi është e ngarkuar me operacione të posaçme në kohë lufte dhe para së gjithash me kundër-terrorizmin në kohë paqeje.

RonaTyra

Batalioni është pjesë e Regjimentit Komando dhe selia e tij, objektet e trajnimit dhe kazermat janë vendosur disa kilometra në veri-lindje të Tiranës.

Anëtarët e Forcave Speciale mund të njihen nga beretat e tyre dhe shenjat e njësisë që i kanë në mëngën e djathtë të uniformave të tyre.

Ky batalion është krijuar në vitin 1999 si një përgjigje e drejtpërdrejtë për situatën gjeopolitike në rajon.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu