Dalin pamjet e rënda, ndërron jete nëna që u perpoq te mbronte femijet

Pak orë më parë në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet ndodhi një aksident i rëndë, (Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas gruan me fëmijë në krah) ku një automjet përplasi gruan me dy fëmijët e saj, teksa ata po tentonin të kalonin rrugën.

Nëna e fëmijëve ka marrë plagë të rënda në trup nga aksidenti dhe për pasojë ajo ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“A1 Report”, ka publikuar pamjet e rënda, ku duket shoferi që xhiron mbi trupin e gruas dhe me gjakftohtësinë më të madhe largohet pa u shqetësuar për “krimin” e kryer.

Makina e përfshirë në aksident ka qenë një “Mercedez-Benz” ngjyrë gri me targa AA 476 GL, ndërsa bëhet me dije se personat në vendngjarje i kanë bërë thirrje që të ndalonte, por ai ka bërë të kundërtën.

“I kërkuan qytetarët të ndalojnë, por ai nuk e bëri. Në ato momente shpejtësia ishte mbi 70-80 km në orë. Shoferi i mjetit xhiroi gomat mbi trupin e të aksidentuarës. E tmerrshme. Ky person duhet të dalë para ligjit dhe të ndëshkohet siç e parashikon ligji. Një skenë tmerruese na u afrua. Një efektiv policie ishte aty pranë dhe nuk përdori armën, pasi nuk i lejohet ta përdorë armën në ambientet publike”, theksoi gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Ndërkohë, pamjet tregojnë një burrë që vë duart në kokë teksa shikon gruan të shtrirë në tokë, ndërsa aty ndodhej edhe një polic, por s’ka bërë asgjë për ndalimin e shoferit. /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *