Dafina Zeqiri vjen unike në fotosesionin e ri, provokon me bluzë të zbërthyer

0
Dafina Zeqiri vjen unike në fotosesionin e ri, provokon me bluzë të zbërthyer
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri edhe gjatë kësaj periudhe kohore po vazhdon të jetë aktive.

Përveç koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore, artistja e shumë hiteve është mjaft e përkushtuar edhe ndaj rrjeteve sociale.

Postimet e saj priten mirë dhe pëlqehen nga fansat e saj, dhe këngëtarja është e kujdesshme që të iu qëndroi pranë me imazhe si profesionale ashtu edhe nga përditshmëria.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

RonaTyra

Edhe së fundmi krijuesja e hitit “Duro” ka realizuar një fotosesion në të cilin dukej plot stil dhe mjaft unike si çdo herë tjetër.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

E veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të gjelbër të cilën e la të zbërthyer, Dafina e kombinoi atë me xhinse, këpucë po ashtu të gjelbër dhe çantë dore të kaltër.

“Le të përfitojmë shpejt nga Vespa-ja e partnerit tim”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Kujtojmë që këngëtarja pak ditë më parë i bëri dhuratë partnerit të saj DJ Geek një motoçikletë të verdhë të tipit “Vesapa”.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i artistes është bashkëpunimi me Elinel “Faj” që u realizua edhe me klip dhe deri më tani ka grumbulluar afro 5 milionë klikime. /

abc24.al/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu