Daçiq: Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund ta padis Serbinë

[ad_1]

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se po vazhdon me provokime për shkak të deklaratës, se Kosova do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Daçiq ka thënë se Kosova nuk mund të ngre padi ndaj Serbisë, pasi që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Pasi pësoi debakël ideja e tij për formimin e të ashtuquajturës ushtri e Kosovës dhe pasi u tërhoq nga kjo ide pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, Thaçi menjëherë ka provuar ta tërheq vëmendjen e opinionit me një temë tjetër – padinë ndaj Serbisë për gjenocid. E din mirë Thaçi se nga kjo nuk ka asgjë, sepse Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk ka të drejtë të ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, ka thënë Daçiqi.

Kujtojmë se presidenti Thaçi kishte deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, se Kosova së shpejti do të ngrit padi kundër Serbisë për krime lufte.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *