COVID-i i merr jetën pedagoges së Universitetit të Tiranës

0
2
Gjigandi

Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Kozeta Noti nuk mundi dot të mbijetonte pas luftës me COVID-19.

Për më shumë se 20 vite, ajo ishte pjesë e Universitetit të Tiranës si pedagoge e italishtes, gjithashtu ajo ishte edhe përkthyese e përfaqësuese e shoqërisë civile.

Postimi i Universitetit të Tiranës:

Me trishtim të thellë njoftojmë se një tjetër anëtar i komunitetit të personelit akademik të UT-së, Dr. Kozeta Noti, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Për më shumë se 20 vite, ajo ishte pjesë e Universitetit të Tiranës duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe angazhim maksimal në gjithë veprimtarinë e saj akademike. Profesoreshë Kozeta njihej nga të gjithë si personi me shpirtin e madh, energjinë dhe pozitivitetin që përcillte tek studentët dhe kolegët e saj në UT, njeri i dashur dhe e qeshur, optimiste, një kolege dhe bashkëpunëtore e shkëlqyer.  Prof. Kozeta u largua fizikisht nga kjo jetë, por kontributi që ajo la pas do të jetë gjithmonë pjesë e trashëgimisë së Universitetit të Tiranës.  Faleminderit për gjithçka i dhe universitetit tonë zysha. U prehsh në paqe!

Në lidhje me këtë humbje ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook edhe kolegia e saj,  Klodeta Dibra, pedagoge në Departamentin e Gjuhës italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në  Universitetin e Tiranës.

“Shumë u lutëm për ty, por përbindëshi të mundi, o e mira Kozetë! Lajmi i ndarjes nga jeta më ka mpirë trurin dhe shpirtin! Jetën e jetove bukur, me buzëqeshjen që na e dhurove pa hesap të gjithëve! E tillë do mbetesh në kuvendimet e në zemrat tona. Familja humbi njeriun e shtrenjtë! Unë humba një shoqe, mike e kolege të mrekullueshme! Universiteti i Tiranës humbi një pedagoge brilante! Shoqëria humbi një njeri me vlera të rralla! Të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Dibra. Znj. Noti është profesoresha e dytë e Universitetit të Tiranës që humb jetën nga COVID-19”, shkruan ajo.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu