Covid-19 shkatërroi një “bishë” sportive, humbi 27 kilogramë gjatë 25 ditëve në koma

0
Gjigandi

Fotot e Ahmad Ayyad janë bërë shumë “virale”. Sportisti, që jeton në Uashington DC, u infektua nga Covid-19 dhe mjekët në spitalin “John Hopkins” duhej ta fusnin në gjendje kome dhe ta lidhnin atë me një respirator.

Për plot 25 ditë, 40-vjeçari i fuqishëm fizikisht luftoi me virusin, derisa ia doli me vështirësi të jashtëzakonshme.

Ai, para se të sfidonte koronavirusin, garoi në vrapimet me pengesa dhe ndoqi klasat e basketbollit e të boksit. Sa ishte i intubuar, Ahmad Ayyad humbi deri në 27 kilogramë dhe pësoi dëme serioze në mushkëri e zemër.

Gjatë 25 ditëve që kaloi në gjendje kome, të stimuluar nga mjekët, jeta dhe vdekja ishin fare pranë.

“Ju mendoni se është një grip i ekzagjeruar dhe nuk ju bën asgjë… E keni shumë gabim, unë e provova vetë se për çfarë tmerri po flasim, – shpjegoi i riu për “WMAR 2 News”, para se të zbulonte se si ishte tjetërsuar kur u zgjua nga koma. Trupi i tij nuk ishte si më parë, as në peshë dhe as në muskuj. – Unë isha në fakt i paralizuar, nuk mund të lëvizja. Të gjithë muskujt e mi ishin zhdukur. Po bëj terapi të foluri, sepse nuk mund të flas si më parë, as të gëlltitem. Po ashtu, po bëj terapi fizike për të “zgjuar” trupin tim. Kam pasur vështirësi në frymëmarrje, sepse mushkëritë e mia ishin të dëmtuara, zemra po ashtu. Dua të jap një mesazh paralajmërues: Unë luftova me virusin dhe mbijetova, por jam akoma i tmerruar. Jam shumë i shqetësuar kur shoh njerëz që e marrin kaq lehtë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu