Covid-19/ Papunësia në Spanjë mund të arrijë në 19 për qind

0
Gjigandi

Qeveria e Spanjës pret që ekonomia e katërt më e madhe e Eurozonës të ulet me 9.2 për qind këtë vit ndërsa papunësia të arrijë në 19 për qind.

Zëvendëskryeministrja Nadia Calviño njoftoi sot parashikimin e zymtë kur ajo shpjegoi planin e stabilitetit ekonomik të Spanjës që i ka paraqitur Bashkimit Evropian.
Kjo vjen një ditë pasi qeveria spanjolle tha se ekonomia është tkurrur me 5.2 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020, duke i dhënë fund 25 tremujorëve të njëpasnjëshëm të aktivitetit ekonomik pozitiv që datojnë nga viti 2013.
Calvino tha se qeveria pret që ekonomia të kthehet fuqishëm, me një rritje prej 6.8 për qind në vitin 2021.
Qindra mijëra vende pune janë humbur që kur Spanja aplikoi rregulla të rrepta të qëndrimit në shtëpi më 14 mars, kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme që është akoma në fuqi.
Spanja raporton 281 viktima të reja nga koronavirusi ditë e sotme, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend afrohet në 25 mijë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu