Covid-19/ Autoritetet japin alarmin në SHBA: Mund të jenë infektuar 20 milion persona

0
Gjigandi

Në një moment kur shumë shtete kanë filluar fazën e dytë të hapjes, numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të rritet. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë të infektuar të paktën 20 milion persona.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një vlerësim ku thuhet se numri i rasteve ka shumë mundësi të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.
Ky alarm vjen në një moment kur shteti i Teksasit ndaloi hapjen për shkak të një numri të lartë të infektuarish që u shtruan në spital.
Deri në këto momente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet për 2.4 milion raste dhe 122 mijë e 370 të vdekur nga Covid-19. Disa shtete jugore dhe perëndimore kanë raportuar shifra rekord të rasteve në ditët e fundit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu