Courtois: Chelsea duhet të mbajë Hazard

[ad_1]

Chelsea ka nevoj për Eden Hazard. Këto janë fjalët e portierit të “Bluve të Londrës” Thibaut Courtois, i cili ka këshilluar drejtuesit e tij që të mos pranojnë asnjë ofertë në drejtim të Hazard.. Zërat e fundit në merkato flasin për një intersim të Realit të Madridit në drejtim të sulmuesit, madje mendohet se ka dhe një ofertë konkrete nga ana e “Los Blancos” për Hazard që kap shifrat e 120 milionë Eurove. Courtois, shprehet i bindur se shoku i tij i skuadrës nuk duhet të largohet nga “Stamford Bridge”.

“Chelsea duhet t’i refuzojë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të Hazard. Cilësitë që ai ka i dimë të gjithë dhe ndihmesa që ai i jep skuadrës në cdo ndeshje është e madhe, por jo vetëm, gjithashtu edhe në arritjen e objektivave sezonalë kontributi i tij është thelbësor.”

Njësoj si Hazard edhe gardiani i Chelsea përflitet për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit, por ai që u jep fund zërave është vetë Courtis.

“Dëshira ime është të jem pjesë e kësaj skuadre edhe për shumë kohë. Ndihem si në shtëpin time dhe nuk kam arsye për tu larguar.”

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *