Conte mohon thashethemet: Unë te PSG? Lajme të rreme, ka nga ata që duan të krijojnë probleme

0
Conte mohon thashethemet: Unë te PSG? Lajme të rreme, ka nga ata që duan të krijojnë probleme
Gjigandi

Antonio Conte thërret në ndihmë mjedisin e “Spurs”. E dëshiron kompakt përballë thashethemeve që prej ditësh ndjekin njëri-tjetrin për transferimin e tij të mundshëm te PSG.

“Mos dëgjoni lajme të rreme, ka nga ata që duan të na krijojnë probleme, – ka shpjeguar trajneri i Tottenhamit në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së të dielës kundër Leicesterit.

– Duhet të mbetemi të fokusuar për një qëllim të rëndësishëm, që është kualifikimi në Champions League. Është një mundësi e madhe për ne, sepse askush nuk mund ta imagjinonte se do të ishim në garë.

Pas këtyre pesë ndeshjeve, unë do të ballafaqohem me klubin dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Jam i lumtur që klubet e tjera e vlerësojnë punën time, por nuk më pëlqen kur krijohen lajme të rreme. Nuk është e drejtë për mua dhe ekipin, duhet respekt”.

Në njëfarë mënyre, trajneri nuk e priste një tentativë nga jashtë për të dëmtuar stabilitetin brenda dhomave të zhveshjes: “Ata që punojnë në futboll e dinë shumë mirë që në një moment të caktuar të sezonit, këto thashetheme fillojnë të dalin.

RonaTyra

Ne po bëjmë diçka të veçantë, duke marrë parasysh problemet me të cilat jemi përballur. Është thelbësore të qëndrojmë të fokusuar. Kam biseduar me lojtarët e mi dhe është e njëjta gjë me tifozët. Ata duhet të vazhdojnë të na mbështesin dhe të shtyjmë së bashku deri në fund.

Ne po jetojmë një ëndërr, sepse është e drejtë të theksojmë se nuk e kishim në mendje të ngriheshim kaq lart në fillim të sezonit. Le ta shijojmë momentin”. Megjithatë, thashethemet vazhdojnë në stolin e Tottenham.

Sipas disa tabloidëve britanikë, drejtuesit e “Spurs” tashmë po vlerësojnë zëvendësuesit e mundshëm të Contes. Mes tyre, përveç rikthimit të Mauricio Pochettino, pëerfliten edhe Graham Potter i Brighton dhe Roberto Mancini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu