Conte flet para Sassuolos, mesazh të qartë për futbollistë!

0
Gjigandi

Trajneri Antonio Conte ka folur para ndeshjes së Interit kundër Sassuolos që do të luhet nesër në orën 19:30. Zikaltrit janë të dënuar të fitojnë nëse duan të afrohen me kreun e renditjes.

Numri një i stolit e thekson dhe e pranon diçka të tillë. “Nuk kemi luks të gabojmë. Çdo ndeshje është vendimtare për ne, ndërsa Juvja e Lazio janë më të qeta dhe mund t’i tolerohet ndonjë gabim. Ne sivjet kemi hedhur themelet e një Interi të fortë për të tashmen dhe të ardhmen”.

Conte preku pak dhe verdiktet finale të sezonit. “Duhet të presim fundin e sezonit për të nxjerrë konkluzionet. Jemi duke punuar fort dhe djemtë kanë treguar gadishmëri që të më ndjekin. Deri më tani Juvja dhe Lazio kanë bërë më pak gabime se ne dhe janë para nesh. Për ne çdo ndeshje është vendimtare”, – tha Conte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu