Comodita Home po rritet…..

[ad_1]

Comodita Home njihet si Kopania me rrjetin e dyqaneve më të madh në vend e cila ofron një gamë të madhe të produkteve për shtëpi.

Si Kompani që përveç cilësisë dhe kualitetit në produkte por gjithashtu me çmime shumë të arsyeshme, filloj me 11 pika të shitjes dy vite më parë në tërë Kosovën, duke ofruar produkte të ndryshme siç janë: 4 llojet e dyshekëve vendor Comodita, produkte të tjera për fjetje si: sete çarçafësh, jastek, batanije etj, për të zgjeruar më pas gamën e produkteve, siç është Brendi Comodita Kitchen me mijra lloje të produkteve për kuzhinë, pastaj dekorime nga më të ndryshmet për zbukurimin e shtëpisë, produkte udhëtimi e shumë e shumë të tjera.

Me rritjen e sasisë së produkteve sigurisht që është nevojitur hapsirë më e madhe e dyqanit, prandaj ky 2 vjetor e gjen këtë Kompani me pikën më të madhe të shitjes në Kosovë në qendër të Prishtinës e cila përveç dyqanit ekzistues te Hotel Grandi, i njejti është zgjeruar me një sipërfaqe shumë të madhe.

Pikërisht për arsye të cilësisë dhe kualitetit që ofron kjo Kompani për produktet e veta si dhe gamës së gjërë të produkteve, ku mund të ketë zgjidhje për të gjitha shijet, kërkesat e konsumatorëve edhe jashtë Kosovës ishin të mëdha, prandaj dyqanin e Comodita Home tani mund ta gjeni edhe jashtë kufijve të Kosovës në Shqipëri më saktësisht në qendër të Tiranës.

Comodita Home sot numëron gjithsej 12 pika të shitjes në tërë Kosovën, si dhe përveç produkteve nga Brendi Comodita, Comodita Home është distributor edhe i Brendeve të njohura botërore si: TAÇ dhe Moneta.

Comodita Home shumë shpejt do të zgjerohet edhe me pika të tjera të shitjes si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *