“Çmenduri, s’po fshihen shifrat e COVID-19”/ Kalo reagon ashpër ndaj “gjithollogëve”: Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë

0
Gjigandi

Nderkohe qe ne vend po shenohen raste rekord te prekurish nga koronavirusi, te papara ne ditet e izolimit, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, teksa terheq vemendjen e gjithe qytetareve per shume kujdes, distance dhe evitim te grumbullimeve, reagon ashper ndaj atyre qe i cileson “gjitholloge”.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, mjeku i njohur reagon pas postimeve te ndryshme ne rrjete sociale qe flasin per mijera te vdekur nga COVID-9 dhe te fshehura per publikun duke i quajtur kete jo vetem cmenduri, por edhe keqdasheri, injoracne e militantizem te verber.

Mesazhi i Tritan Kalos

Në këto “kohë covidiane” ÇMËNDURIA në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, POR që të flitet për MIJRA të vdekur shkakatuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbrin kulmin e çmëndurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjedhës….HAPINI sytë e mëndjes ju o të paudhë!!…NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sras-Cov2/Covid-19….EVITONI dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merini me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga Gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush….Kujdesuni edhe më shumë për të…SECILI prej jush është i domozdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…KURRË MOS hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19….Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojëshme, lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domozdsihme për gjithësecilin prej nesh…ME SIGURI ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën Sars-Cov2/Covid-19!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu