Cilat skuadra janë anëtarë të rinj të elitës së volejbollit të Kosovës?

9

Vëllaznimi nga Gjakova, Ulpiana e Lypjanit (meshkujt) dhe Prishtina Femrat e Ulpiana e Lypjanit (femrat), janë anëtarë të rinj të elitës së volejbollit të Kosovës, nëse nuk ndryshon diçka në Kuvend, kur edhe pritet të votohet për zgjerimin e ligës në të dyja konkurrencat (femra e meshkuj).

Merret vesh se Prishtina Femrat  dhe Ulpiana dhe Vëllaznimi e Ulpiana do të luajnë mes vete për të përcaktuar se cilët janë kampionët e Ligës së Parë, kur dihet se liga është në dy grupe: Perëndimi dhe Lindja. “Liga do të zgjerohet me 10 ekipe dhe miratimin do të marrë edhe nga Kuvendi i FVK-së”, ka thënë një burim i afërt me FVK-në.

You might also like
Comments