Çfarë ushtrimesh duhet të shmangni patjetër nëse keni probleme me zemrën?

0
Gjigandi

Nëse vuani nga sëmundjet e zemrrës, disa lloje ushtrimesh mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ta lini trupin siç është pa bërë asgjë. Një plan i mirë stërvitjeje mund t’ju ndihmojë për të forcuar zemrën dhe për të përmirësuar funksionimin e saj.

Ushtrimet që nuk duhet t’i bëni

Ushtrimet izometrike përfshijnë shtrëngimin e muskujve kundër muskujve të tjerë ose një objekti të qëndrueshëm. Ato përfshijnë:

– Pompat dhe ulje-ngritjet

– Ushtrimet “plank”

RonaTyra

– Ura e “gluteus” (për forcimin e muskujve të të pasmeve. Ky ushtrim është i përkryer për forcimin e muskujve të këmbëve, të të pasmeve dhe për djegien e dhjamrave)

Trajnimi muskujve mund të rrisë presionin e gjakut dhe të kufizojë oksigjenin në gjak. Ushtrime të tilla përfshijnë:

– Rripat e rezistencës

– Ngritje peshash

Paralajmërim: Ata që vuajnë nga dështimi i pakontrolluar i zemrës, problemet e pakontrolluara të ritmit dhe stenoza e rëndë e aortës duhet të jenë të kujdesshëm me aktivitetet fizike që kryejnë.

Bëni këto në vend të tyre.

Stretching: Shtrirja nuk ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës. Përkundrazi, ju jep ekuilibër më të mirë, një aftësi më të mirë për të lëvizur dhe përmirëson muskujt dhe shëndetin. Ushtrimet e fleksibilitetit përfshijnë shtrirje, yoga dhe tai chi.

Ushtrime aerobike: Këto mund të përmirësojnë rrjedhën e gjakut dhe mënyrën se si trupi juaj përdor oksigjen. Pika kryesore këtu është t’i bëjmë ato nën moderim. Këto ushtrime mund të përfshijnë ecje me ritëm të shpejtë, gjimnastikë me ndikim të ulët, vrapim të lehtë ose biçikletë.

Disa këshilla shtesë

– Rri gjithmonë i hidratuar! Pini ujë edhe nëse nuk ndiheni të etur, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta.

– Jepini trupit tuaj pushim. Mos e teproni dhe jepni vetes pak kohë për t’u rikuperuar midis aktiviteteve fizike.

– Mos bëni ushtrime jashtë, kur është shumë nxehtë, ftohtë ose lagështirë. Kushtet ekstreme të motit mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut në një mënyrë të keqe, duke e bërë frymëmarrjen të vështirë dhe madje duke shkaktuar dhimbje në gjoks.

– Dëgjoni trupin tuaj: Nëse ndiheni të lodhur, keni marrje mendsh, frymëmarrje të shkurtër ose jeni jashtëzakonisht të djersitur, është më mirë të ndaloni ushtrimet.

– Konsultohuni me mjekun tuaj për një plan aktiviteti. Mjeku do të marrë parasysh gjendjen tuaj shëndetësore specifike dhe do të hartojë një grup të veçantë ushtrimesh që do të jenë të përshtatshme për ju.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu