Çfarë ndodhi, u pendua që bëri veçimin mes Arilenës dhe Elvanës?! Alketa Vejsiu pranon debatin me Vera Grabockën: Boll të…[FOTO]

0
Gjigandi

Alketa Vejsiu e pranoi për herë të parë se është penduar për vecimin mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës pas përfundimit të Festivalit të RTSH-së. Ajo rrëfeu tek “Ilva Now” nw “Euronews Albania” se u pendua për këtë gjë, duke thënë se mund të ishte rezervuar dhe ta kishte shmangur diskutimin në fund me statusin sepse kjo bëri një ndarje të publikut.

“Mund të isha rezervuar dhe mund ta kisha shmangur, s’është e mirë se bëri një ndarje të publikut. Boll të ndarë janë shqiptarët për shkaqe të tjera. Unë nuk bëj politikë, por art”, u shpreh moderatorja.

llva Tare: Çfarë raporti ke me Vera Grabockën? U duk sikur u mbyll një kapitull me festivalin që u hap dje me Piter Panin sërish.

Alketa Vejsiu: Kjo është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen dhe iu thuhet: ‘Çfarë ndodh me raportin tuaj të dashurisë?’ Është një raport që ka edhe 20 vite jetë. Raportet ridimensionohen, por është një raport shumë solid që do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë. Kjo është e sigurt.

Ilva Tare: Por pati krisje?

RonaTyra

Alketa Vejsiu: Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për novacion pati përplasje, por gjehet gjithmonë një rrugë e përbashkët ku lumi zë shtrat.

Ilva Tare: Të uroi Vera Grabocka për Sanremon?

Alketa Vejsiu: Po Vera ishte në sallën e Sanremos. Atje ishte bashkëshorti im dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën time profesionale, Vera Grabocka. Ishin aty për të më mbështetur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu