Çfarë ndodh nëse një mizë prek ushqimin tuaj? 4 fakte që duhet t’i dini patjetër

0
Gjigandi

Ka gjëra të ndryshme që mund të bëni nëse shihni një mizë në ushqimin tuaj. Për shembull, menjëherë mund ta hidhni drekën tuaj të shijshme. Por ka disa prej nesh që do të vazhdojnë të hanë sikur asgjë nuk ka ndodhur sepse, “është thjesht një mizë”. Epo, këto gabime mund të sjellin disa probleme dhe është më mirë të dini rreth tyre sesa të qëndroni të paditur.

Ndikimi që këto krijesa të vogla shkaktojnë është shumë më i madh se madhësia e tyre dhe shumë më e ndërlikuar nga sa mund të mendoni.

1. Mund të vjellin në ushqimin tuaj.

Ja ç’duhet të dini: mizat hanë duke thithur lëngje. Forma e gojës së tyre është arsyeja pse ata duhet të kthejnë çdo vakt në lëng. Për ta bërë këtë, ata pështyjnë mbi ushqimin tuaj. Pështyma mund të përmbajë gjithçka që ata kanë ngrënë më parë (për shembull, mish i kalbur ose jashtëqitje).

2. Mund të lënë vezë në vaktin tuaj.

RonaTyra

Ato mbetje të shijshme që keni kursyer për më vonë mund të shndërrohen në fole të përsosura për vezë. Dhe, pasi të kalojë ca kohë, ata do të rriten dhe mund t’ju helmojnë me baktere. Prandaj mos harroni të mbuloni ushqimin tuaj nëse do ta lini jashtë për një kohë.

3. Këmbët dhe krahët e tyre mund ta kthejnë ushqimin tuaj në një fole bakteriesh.

Tashmë e dimë se mizat janë mbushur me baktere brenda. Por a e dini se numri më i madh i mikrobeve mund të gjenden në pjesën e jashtme të trupit të tyre? Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “çdo hap i një mize lë pas një koloni mikrobesh”.

4. Mizat mund të kenë mbi 60 sëmundje.

Mizat mund të transmetojnë së paku 65 sëmundje të ndryshme te njerëzit vetëm duke zvarritur nëpër mbeturina dhe ushqim. Kjo përfshin çoroditje, diarre, kolerën. Dhe nuk janë vetëm njerëzit që mund të vuajnë, mizat mund të infektojnë edhe kafshë të tjera, si pulat ose derrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu