Çfarë i ndodh trurit tuaj kur nuk flini gjumë?

0
Gjigandi

Ky është një problem i zakonshëm, sidomos i ditëve të sotme, i jetës moderne, i ritmit të pashoq dhe gjithë dinamikës që kap njerëzit apo familjet e ndryshme në botë, Shqipëri, e kudo! Raportimet e fundit thonë se një në tre persona ka një problem me gjumin, e nëse ne mendojmë se dimë gjithçka mbi pagjumësinë, e kemi gabim! Dr. Rahul Jandial, një kirurg i trurit dhe neuroshkencëtar shpjegon se çfarë realisht i ndodh trurit të një njeriu kur nuk fle gjumë.

“Të gjithë mendojnë se një molekulë e quajtur melatonin është përgjegjëse për modelin tuaj të gjumit, por nuk është e vërtetë. Si kirurg, unë kam nxjerrë rajonin e trurit që e bën melatoninën dhe njerëzit të flenë mirë. Gjumi i mirë në të vërtetë bazohet në një ritëm cirkadian: bimë, kafshë, natyrë, të gjithë jemi në një mendje me këtë gjë. Ne jetojmë në një planet që ka ditë e natë, dhe trupat tanë duhet të jenë në sinkron me këtë. Pagjumësia, ose të pasurit e një gjumi të vështirë vjen nga stili i jetës që ne bëjmë”, vijon kirurgu.

Ritmi rrethanor nxitet kur shohim errësirën. Lëshimi i këtyre kimikateve është në të vërtetë pas syrit tuaj, mbi një zonë të quajtur hipotalamus. Nuk është vetëm truri juaj që shkon për të fjetur, gjenetika e trupit tuaj ndryshon kur bie në gjumë. Stresi dhe ankthi lëshojnë kimikate që janë ekuivalente me kafenë ose kokainën.

Bota moderne mund të fajësohet pjesërisht për mungesën e gjumit, po kështu nëse shikoni filma në Netflix në laptopin tuaj në shtrat me shkëlqimin e ekranit të kthyer nga ju. “Errësira, si brenda shtëpisë suaj, ashtu edhe jashtë saj, sinjalizon që truri juaj të bjerë në gjumë”, shpjegon Dr. Jandial. Përveç zakoneve të teknologjisë, stresi, shqetësimi dhe ankthi gjithashtu marrin shumicën e ndikimit në mënyrën e gjumit, ndaj hiqni sa më shpejt dorë nga zakonet që e vështirësojnë jetën tuaj dhe gjumit në tërësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu