Çfarë është meditimi duke ecur dhe pse duhet ta praktikojmë atë?

0
Gjigandi

Herën e fundit që keni dalë për të shëtitur në natyrë, sa jeni angazhuar me ambientin përreth? A keni qëndruar me sy në telefonat mobil duke shikuar në rrjetet sociale, u jeni përgjigjur mesazheve në Viber apo WhatsApp, e keni ndjekur ndonjë episod të emisionit tuaj të preferuar, apo e keni shijuar me të vërtetë natyrën, qetësinë dhe tingujt përreth?

Shëtitja në natyrë mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj mendor dhe fizik, sidomos gjatë kohës së karantinës por preferohet që të mësoni t’i përjetoni vërtetë përfitimet e saj, duke e sinkronizuar trupin dhe mendjen.

I njohur si “meditimi duke ecur” ky aktivitet ka të bëjë me më shumë sesa ecja nga pika A në pikën B. Në fakt, ky lloj meditimi u mundëson ta qetësoni mendjen nga brengat e mbledhura përbrenda, iu lejon të fokusoheni në ritmin e hapave tuaj dhe të jeni të vëmendshëm për gjithçka që ndodhë përreth jush.

Meditimi duke ecur është një lloj praktike paqësore që është pjesë e disa formave të Budizmit të cilat e përfshijnë lëvizjen e trupit, ndryshe nga meditimi klasik të cilin e njohin shumica dhe që praktikohet duke qëndruar ulur.

Nëse keni problem të fokusoheni me meditimin tradicional, praktikimi i tij në ambient të hapur iu mundëson ta shfrytëzoni vetëdijen tuaj dhe të fokusoheni në të tashmen, ndryshe nga shpërqendrimi si pasojë e mendimeve, brengave dhe frikës suaj të brendshme.

RonaTyra

Praktikuesit e këtij lloj meditimi shpesh bëjnë kontroll të trupit teksa janë duke ecur, duke u fokusuar në ndjenjat e çdo pjese të trupit teksa lëvizin hap pas hapi. Përveç kësaj, është me rëndësi të sinkronizoheni me atë që ndodhë përreth jush, pavarësisht nëse janë zhurmat e veturave në rrugë apo cicërimat e zogjve në natyrë.

Nëse keni problem të fokusoheni në punë për momentin, atëherë meditimi duke ecur është një praktikë e përkryer për përmirësimin e koncentrimit dhe rritjen e kreativitetit.

Meditimi gjithashtu e rritë ndjeshmërinë, e shton vëmendjen dhe ndihmon për një gjumë më të mirë të natës.

Edhe pse quhet meditim duke ecur, kjo nuk do të thotë se ju duhet të ecni me përreth në autopilot dhe me sy të mbyllur. Mënyra më e mirë për të mësuar si duhet praktikuar këtë aktivitet, është që në fillim ta provoni meditimin ulur në një hapësirë private, dhe më pas të dilni në natyrë dhe ta vazhdoni meditimin duke ecur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu