Çfarë e ka Jonidën? Romeo i përgjigjet pyetjes së ‘sikletshme’, por fillimisht ka një kritikë

0
Gjigandi

Prej kohësh përflitet për një lidhje mes Romeo Veshajt dhe Jonida Maliqit. Megjithatë, asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar dhe as mohuar publikisht lidhjen që duket se është kthyer në “merakun” më të madh të portaleve. Çdo foto dhe video ku shfaqen bashkë bëhet material për lajm në mediat rozë. Edhe sot, i ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, Romeo sigurisht që nuk mund ta anashkalonte këtë temë.

Kur papritur është shfaqur fotoja e Jonidës në ekran, Romeo është përgjigjur fillimisht me një kritikë, para se të flasë për “të dashurën e portaleve”.

Ai ka “kritikuar” foton e Jonidës, ku binte në sy dekolteja e hapur.

“Herës tjetër, një foto me golf “, -u përgjigj ai, para se të shtonte:

“Është shoqja ime, mikesha ime. Jemi shumë miq! Mbi të gjitha flasim për jetën me njëri-tjetrin. Për më tepër pyesni Jonidën, se i di të detajuara. Pse nuk e ftoni Jonidën më mirë?”

RonaTyra

Ndërsa pyetjes sa e do Jonidën, Romeo i është përgjigjur thjesht me një “Po”. Epo, zëre se i tha të gjitha!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu