Çelësi i suksesit për t’ia dalë si në punë ashtu dhe në familje…

0
Gjigandi

Si kam mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme dhe një biznes të fuqishëm në të njëjtën kohë? Nëse unë jam në një lidhje, atëherë ajo bëhet fokusi im. Të bie në dashuri më konsumon, të ndahem më konsumon, debatet më konsumojnë, ndaj kjo gjë shpesh më ka bërë ta lë biznesin mënjanë. Shëndeti ka kaluar në plan të tretë.

Biznesi që kam ngritur, më emocionon, më shton adrenalinën. Biznesi është ai që më pëlqen ta bëj çdo ditë. Por si arrij unë ta përshtat një lidhje me biznesin në të njëjtën kohë? Duket si e pamundur, por mund të bëhet nëse cakton prioritete. Për mua prioritet mbetet së pari, shëndeti im, së dyti, lidhja dhe së treti, biznesi dhe të afërmit e mi. Është thjesht çështje prioritetesh. Nëse do ta bësh diçka, do ta bësh me patjetër. Do ta gjesh kohën e duhur.

Gjithçka ka të bëjë me përshtatjen. Nëse e stërmundon veten disa ditë për t’u përshtatur me këto aktivitete, ke për t’i bërë ato rutinë dhe do t’i ndjekësh përditë pastaj. Një lidhje do të të plotësojë, do të bëjë që t’i plotësoni të dy synimet tuaja në jetë. Mos besoni asnjë person që thotë se nuk ka kohë. Unë kam njohur të rinj që kanë qenë studentë, në të njëjtën kohë kishin edhe një lidhje, si dhe një punë. Gjenin kohë të flisnin me familjarët e tyre, të dilnin me shoqërinë, të shkonin në palestër dhe të kishin edhe rezultate të mira në provime e në punë.

Pra, me gjithë këto aktivitete që arrin dikush t’i menaxhojë, ti nuk mund të menaxhosh dot një jetë familjare dhe profesionale? A më beson tani që këto janë thjesht justifikime? Çdokush nga ne ka kohë të bëjë gjithçka që dëshiron të bëjë. Mjafton thjesht të duash vërtet ta bësh diçka dhe ke për ta gjetur kohën për ta bërë atë, madje në mënyrën më të mirë të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu