Cakaj telefonatë me Adel Al-Jubeir: Thellim i bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e projekteve konkrete

0
Gjigandi

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir.

Gjatë bisedës, Cakaj dhe Al-Jubeir vlerësuan nevojën për të punuar bashkërisht, edhe më intensivisht në nxitjen e investimeve dhe të disa projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.

“Po ashtu, nënvizuam rëndësinë që të vazhdojmë punën e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare” – u shpreh Cakaj, në një reagim në Facebook, lidhur me telefonatën.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite, për synimin e Shqipërisë për të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për vitin 2022-2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu