Bulqize/ Makina del nga rruga dhe perfundon ne kanal – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Pishta. Një makinë tip Opel me targa AA 414 M ka dalë nga rruga duke u rrokullisur në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendgjarje ka shkuar policia e cila ka dërgimin për në spital drejtuesin e mjetit. Sipas mjekëve drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka humbur kontrollin nga lagështia në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu