Gjigandi
Ballina Lajme Shqip “Bukurshkrimi” i Adrian Pacit/ Instalacioni i artistit vendoset në një nga sheshet...

“Bukurshkrimi” i Adrian Pacit/ Instalacioni i artistit vendoset në një nga sheshet e Tiranës

0
4

Kjo nuk është një bankë shkolle, por një vepër arti e artistit Adrian Paci, e vendosur në një hapësirë publike.

Në sheshin midis dy ministrive ( të Bujqësisë dhe Financave), e quajtur “Bukurshkrimi “, na sjell në pah elementë të nostalgjisë dhe kujtesës.

Ky është reflektimi i një pjese të fëmijërisë, me dy fletë bronzi, ku në njërën pasqyrohen shenjat e në tjetrën shkrimi.

“Në Tiranë jetojnë udhëheqësit tonë të dashur” shkruhet aty. Vepra trajton marrëdhënien e pushtetit politik me gjuhën si mjet manipulimi. Vepra u bë me nismën e shoqatës së artit, Harabel.

“Kjo është një punë që lind për atë hapësirë. Unë marr një ftesë nga Harabeli dhe ftesa konsiston në faktin që unë si artist duhet të mendoj diçka për hapësirën publike. Edhe patjetër vetë marrëdhënia që ka me hapësirën qoftë nga pikëpamja fizike e hapësirës publike, por edhe simbolike. Në qendër të Tiranës mes ministrive, që në një farë mënyre janë simbol i pushtetit”, shprehet Paci.

“Idenë e kishte që në fillim që të merrte dy fletë fletoreje të fëmijërisë së tij ku fillon e mësohen shenjat e para të bukurshkrimit. Në ato shenja shohim dhe shenjat e propagandës së asaj kohe, si injektohet që në fëmijëri gjuha e propagandës. Nga kjo vepër Adriani arriti me i dhënë formën e një banke të vjetër që gjysma është nga betoni dhe tjetra nga druri”, rrëfehet Dritan Zeneli.

Fleta me gjuhën si territor i mundësisë dhe fleta me gjuhën si territor i propagandës mbështeten në një bankë shkolle për fëmijë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu